Reali i fortë edhe pa Mourinhon

Zëvendëstrajneri i Barcelonës, Jordi Roura, nuk mendon se largimi i Jose Mourinhos do ta dobësojë Real Madridin.
“Nuk më takon mua të komentoj rreth tij. Madridi do të jetë gjithmonë një kundërshtar i vështirë”, ka deklaruar Roura.
Ai ka folur edhe për trajnerin Tito Vilanova, për të cilin ka thënë se ndihet më mirë pas trajtimit të radhës në New York.
“Tito është kthyer nga New Yorku shumë i gëzuar. Ai duket i lumtur, testet kanë shkuar mirë dhe ai është mirë”, ka thënë asistenti.