
Sipas La Gazzetta dello Sport, një takim është caktuar të mbahet mes Allegrit, Gallianit dhe Berlusconit, të hënën në villen e këtij të fundit në Arcore.
Tifozët Rossonerë kanë shfaqur mbështetjen e tyre për Allegrin, duke e vendosur një pankartë të madhe para fushës së stërvitjeve të klubit që shkruan : “Seedorf – Jo faleminderit”.
Mesfushori holandez i cili ende nuk është pensionuar nga karriera e tij futbollistik dhe i cili nuk ka aspak përvojë menaxheriale, është bërë opsioni kryesor për ta zëvendësuar Allegrin në San Siro.
“Nuk besoj se ai do të shkojë te Milani. Shpesh flas me Seedorfin dhe ai është një njeri që unë e respektoj. Mendoj se ai është përshtatur mirë në Rio de Janeiro, veçanërisht pasi gruaja e tij Luviana vjen nga ky vend. Nuk e shoh arsyen pse ai të largohet”, deklaroi trajneri i Botafogos, Oswaldo de Oliveira.