Finalja e sotme e "Wembley" mes Borussia Dortmund dhe Bayern Munchen do të jetëfinalja nr.58 e Champions League, ish Kupa e Kampioneve. Për skuadrën e Jurgen Klopp ky mund të jetëChampions-i i dytë, ndërsa për bavarezët, në rast fitoreje do të jetë suksesi i pestë.
Por bavarezët kanë edhe një rekord negativ: kanë dështuar në 5 finale Championsi, më e fundit ajo e një sezoni më parë kundër Chelsea. Po kaq dështime kanë edhe Juventus me Benfican.
Pas tyre vjen Milan me 4 finale të humbura, Real Madrid e Barcelona me 3 dhe Ajax, Inter, Manchester United dhe Liverpool me nga dy finale të humbura.