Triumfi i Bayern, Shaqiri nuk harron Kosovën

Bayern Munchen thyen mallkimin dhe më në fund pas 2 finaleve të dështuara në 3 vitet e fundit arrijnë të ngjiten në majën e Olimpit, aty ku i takon të ulen sepse për sezonin 2012-2013 ata meritojnë çdo përgëzim. Borussia Dortmund ra në Wembley dhe Kupa me veshë të mëdhenj shkon në Bavari.

Spektakli fillon që me koreografinë e hapjes që evokon betejën e dy tribuvedominuese të futbollit gjerman, që këtë herë nuk janë nisur drejt portave të Romës, por kanë pushtuar Londrën.

Në fund të ndeshjes, gjatë festimeve ra në sy edhe Xherdan Shaqiri, i cili festoi së bashku me flamurin e Zvicrës edhe me atë të Kosovës. I riu nga Gjilani e pa ndeshjen nga stoli duke mos u aktivizuar asnjë minutë por kjo nuk e pengoi të festonte me flamurin e shtetit më të ri të Europës.