Ronaldo "Këpucën e Artë", unë trofeun

Sulmuesi i Borussia Dortmund, Robert Lewandowski, ka thënë se Cristiano Ronaldo mund të mbajë primatin e golashënuesit më të mirë të Champions League në këtë sezon, ndërsa vetë është i fokusuar vetëm te finalja e "Wembley", ku shpreson të ngrejë në duart e tij trofeun, të shtunën. 

Sulmuesi polak, i cili ka qenë i lidhur me një lëvizje drejt kundërshtarëve të Dortmundit në finalen e Champions-it, te Bayern Munchen, këtë verë, ka shënuar 10 gola në ndeshjet e deritanishme në këtë kompeticion elitar për klubet evropiane, mes të cilëve një katër-golësh ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e parë, ndërkohë që Ronaldo kryeson listën me 12 gola

"Unë dua të ngre trofeun e Ligës së Kampionëve, nuk kujdesem shumë të shënoj gola në finale. Kam shënuar 10 gola në këtë turne, dy më pak seRonaldo. Do ta lija me dëshirën "Këpucën e Artë" në këmbim të trofeut", është shprehur për "TuttoSport" Lewandowski