Petkoviç: Duam Kupën e Italisë

petkovic,want,italia,cup
Ndoshta në Norcia, aty ku Lazio është grumbulluar për katër ditë tensioni ndihet më pak, e vështirë për t’u kuptuar pasi kroati Vladimir Petkovic wshtw i padepërtueshëm.
“Kam zhvilluar shumë finale gjatë karrierës time por në këtë rast pritshmëritë janë shumë më të mëdha. Nuk mund të mohoj se kemi shumë presion por besoj diçka e tillë duhet të na shërbejë më shumë si stimul. Jam shumë i kënaqur me kompaktësinë që skuadra po tregon dhe besoj se fryma e grupit do të shfaqet edhe gjatë sfidës së nesërme duke na ndihmuar në përmbushjen e misionit tonë, fitimit të Kupës. Jemi të emocionuar dhe nervoz, por besoj se ky është një sinjal që tregon se jemi gati për të luajtur në këto nivele. Kupa e Italisë vlen shumë dhe të fitosh një kompeticion asnjëherë nuk është e lehtë. Ndihem shumë krenar për rrugëtimin që kemi bërë edhe pse nuk mund të mohoj se edhe kemi gabuar, por takimi i nesërm është shumë i rëndësishëm dhe nëse fitojmë atëherë do të mund ta quanim me shumë vlera këtë sezon.”.
Në të vërtetë Kupa është shumë pranë Petkovic, i cili vetëm më një sezon në Itali mund të hynte në historinë e Lazios në rast të fitimit të saj gjithsesi, e ardhmja e tij në stolin e Lazios duket se nuk do të ndikohet nga rezultati i kësaj finaleje.
“Jam krenar që drejtoj këtë skuadër. Lojtarët tanë kanë bërë shumë gjatë këtij sezoni dhe e them me bindje se e meritojnë këtë sukses. I kemi të gjitha mundësitë për të triumfuar dhe nëse do të kemi një mendësi pozitive atëherë mund edhe të arrijmë objektivat tanë”.