Inter në 19 vjet 19 trajner të shkarkuar

inter,19,coach,on,19,years
Trajneri i ri zikaltër është Valter Maxarri.  Ai që e bëri të ditur ishte vetë presidenti Massimo Moratti, që mori përsipër gjithçka, duke deklaruar se ishte ai vetë që e kishte zgjedhur trajnerin. Shkarkimi i Stramaçonit e çoi në 19 shifrën e trajnerëve të pushuar nga presidenti Morati gjatë 19 viteve në drejtim të Interit, 1 për çdo vit. Të vetmit teknikë që kanë rezistuar më shumë se një sezon në stolin zikaltër janë Hektor Kuper, Roberto Mancini dhe Jose Mourinho.  Kuper nuk u pushua sezonin e parë edhe pse nuk arriti të fitonte asgjë gjatë periudhës që drejtoi skuadrën. Mancini u pushua vetëm për deklaratat gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes me Liverpolin. Ndërsa Murinjo u largua pasi fitoi tre trofe me skuadrën në 2010-ën. A do të ndjekë Maxarri rrugën e Mourinho, apo ashtu si të tjerët pas tij do të ketë “jetën” e 
shkurtër te zikaltrit? Kjo mbetet për t’u parë se çfarë ekipi do të ngrejë Moratti, duke filluar që nga blerjet.